75 Mall Live Search
14:45 / E Martë, 14 Janar 2025 / A. M.

Përkujtohet ish-komandanti i UÇK-së, Cenë Aliçkaj

Sot bëhen 2 vjet nga rënia e ish-komandantit të UÇK-së, Cenë Aliçkaj.

Djali i tij, Lavdimi, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar babain  e tij.

May be an image of 1 person and text

“I përjetshëm qoftë kujtimi për ty babi, krenar që ishe në jetën time, nuk të harrojmë kurrë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Cen Aliçkaj ndërroi jetë më 14 janar 2023.

Aliçkaj ishte ndër të parët që hyri në rreshtin e ushtarëve.

“Kur po i formonim rreshtat e parë të UÇK-së, ndër të parët që hyri në rreshtin e ushtarëve ishte edhe Cenë Aliçkaj. Ishte luftëtar i fortë, njëri prej luftëtarëve më të zotë të UÇK-së në Dukagjin!”.

“Sot, në paqe, Cena na u nda nga rreshti për t’iu bashkuar shumë burrave të kombit që i kishte përkrah luftës për liri. Pusho i qetë në tokën për të cilën luftove, Cenë”. /Indeksonline/