75 Mall Live Search
19:23 / E Martë, 14 Janar 2025 / Gj. Sh

Shaqa blen aksione në ekipin zvicëran

Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri është bërë aksionar i klubit zvicëran të futbollit, Rapperswil-Jona.

Këtë e ka bërë të ditur Shaqiri, përmes një postimi në Instagram, shkruan IndeksOnline.

 “Kam vendosur t’i bashkohem FCRJ-së, dua të përgatitem për rrugën time pas karrierës. Kjo përfshin njohjen e strukturave të një klubi. Për mua, FCRJ është klubi ideal për këtë. Është një klub i madh, ka një stadium të bukur dhe një traditë të gjatë.” tha ai.