Ambasadori britanik takohet me Haradinajn, ja çfarë diskutuan

Ambasadori i Britnaisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka zhvilluar një takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn.
Ambasadori Hargreaves ka shkruar në platformën ‘X’ se me Haradinajn ka diskutuar për mundësitë për rrugën e vazhdueshme të Kosovës drejt institucioneve euroatlantike.
”Kosova mund të jetë krenare për integritetin e proceseve të saj zgjedhore si një demokraci e re. Isha i lumtur të diskutoja rëndësinë e ruajtjes së këtij integriteti me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajt, si dhe perspektivat për rrugën e vazhdueshme të Kosovës drejt institucioneve euroatlantike”, ka shkruar diplomati.
Kosovo can be proud of the integrity of its electoral processes as a young democracy.
— Jonathan Hargreaves (@jonhargreaves67) January 14, 2025
I was happy to discuss the importance of sustaining this with Head of AAK @haradinajramush today, as well as prospects for Kosovo’s ongoing path towards Euro- Atlantic institutions. pic.twitter.com/ilVXLVkUJR