Mikpritje e jashtëzakonshme për Artan Nimanin në Dardani të Gjakovës

Udhëheqësi i forumit intelektual në koalicionin AAK-NISMA, ashtu edhe kandidati për deputet nga ky koalicion, Artan Nimani (25), ka njoftuar për takimin elektoral që kanë mbajtur në Dardani të Gjakovës.
Nimani tha se aty mikpritja ishte e jashtëzakonshme dhe se ky tubim është dëshmi se qytetarët do të bëhen pjesë e ndryshimit të madh.
”Në këtë tubim madhështor, prezantuam ekipin e kandidatëve nga Gjakova për Kuvendin e Kosovës, të cilët garojnë nën flamurin e Koalicionit për Kosovën Fituese. Secili prej tyre sjell përkushtim, vizion dhe një plan konkret për të adresuar sfidat e mëdha me të cilat përballet vendi ynë.” tha tutje ai.
Postimi i plotë: