75 Mall Live Search
09:47 / E Mërkurë, 15 Janar 2025 / MSH

Policia ndalon serbin që kaloi ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë

Policia e Kosovës ka ndaluar në Vraçevo të Leposaviqit një automjet me targa të Serbisë, që po drejtohej nga një shtetas i Serbisë.

Sipas raportit policor, i dyshuari kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, shkruan IndeksOnline.

I dyshuari është intervistuar, për t’u liruar më pas në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si “Kalim i paautorizuar i kufirit”./IndeksOnline/