75 Mall Live Search
11:45 / E Mërkurë, 15 Janar 2025 / L A

Real Madridi heq dorë nga Alexander-Arnoldi

Real Madridi ka vendosur të tërhiqet nga gara për Trent Alexander-Arnoldin për këtë afat kalimtar.

Kjo vjen pasi që Liverpooli, nuk ka në plan ta shesë atë në janar dhe sipas “Relevo”, Reali e sheh si të pamundur lwvizjen e tij nw kwtw afat.

Kontrata e 26-vjeçarit me Liverpoolin skadon në fund të këtij sezoni, me Liverpoolin që po tenton ta bindë atë të qëndrojë.

Arnold, këtë sezon ka bërë 27 paraqitje ku ka shënuar gjithsej 2 gola dhe ka bërë 5 asistime në të gjitha garat për Liverpoolin./IndeksOnline/