75 Mall Live Search
12:38 / E Mërkurë, 15 Janar 2025 / mp

Bedri Hamza luan shah me një pensionist: 70% do të rriten pensionet bazike

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka luajtur sot shah me një pensionist. Hamza ka premtuar se në qeverisjen e tij, asnjë pension nuk do të jetë nën 200 euro.

Ai ka thënë se pensionin bazik do ta rrisë për 70% dhe pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe përshkallëzohen sipas viteve të punës. “Një lojë e mrekullueshme shahu me pensionistin Sylejman Hajdini.

Në qeverisjen time, asnjë pension nuk do të jetë nën 200 euro. Pensionin bazik do ta rris për 70% dhe pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe përshkallëzohen sipas viteve të punës.

Respekti dhe vlerësimi i shtetit për të moshuarit që i kanë përcjellë vlerat më të mira te gjeneratat e reja është obligim dhe do të jetë i garantuar. #MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.