75 Mall Live Search
14:49 / E Mërkurë, 15 Janar 2025 / LB

Fadil Aliu vizitoi Klubin futbollistik “2 Korriku”

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Fadil Aliu me numër 50, ka vizituar sot Klubin Futbollistik “2 Korriku”.

Aliu është zotuar se LDK do ta përkrahë sportin me projekte konkrete.

“Vetëm në Kryeqytet, me programin Rruga e Re në Qeverisjen e LDK-së parashihet të investohen 120 milionë euro, ku ndër tjera parashihet të bëhet: Qendra Kombëtare e Sportit në Bërnicë, e në këtë Qendër do të vendoset Stadiumi Kombëtar me 25-30 mijë ulëse”, ka shkruar ndër të tjera ai.