Xhafer Tahiri thotë se puna e LDK-së po inspiron të rinjtë

Puna e LDK-së po inspiron të rinjtë.
Kështu ka deklaruar kandidati i LDK-së për deputet, Xhafer Tahiri pas një takmi që ka zhvilluar me disa të rinjë.
”Erletë Parduzi është inxhiniere e ardhshme në shkenca kompjuterike dhe IT, studente e shkëqyeshme e vitit të tretë. Erleta me 9 shkurt voton për herë të parë dhe ka vendosur të votoj LDK-në. Jam i nderuar dhe krenar që Erleta i besoi votën e parë LDK-së e Kryeministrit Lumir Abdixhiku dhe ju bashkua ekipit tim! Puna jonë po inspiron të rinjtë, programi ynë ka puls”, ka shkruar Tahiri.
I shpjegova Erletës planin e LDK-së për parkun teknologjik dhe qendrën kombëtare të intelegjencës artificiale, ku 70 mijë të rinjë do të punojnë në gjithë botën por do të jetojnë në Kosovën tonë, ka shtuar më tutje Tahiri./Indeksonline/