75 Mall Live Search
09:35 / E Enjte, 16 Janar 2025 / MSH

Shqipëri/ Zjarr në qendrën e azilkërkuesve, evakuohen personat që ishin brenda

Sot rreth orës 08:40 është përfshirë nga zjarri qendra e azilkërkuesve në Babrru të Shqipërisë.

Sipas autoriteteve, shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Shërbimet e policisë kanë evakuuar me kohë personat brenda qendrës.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës u bë e mundur fikja e zjarrit.

Mediat shqiptare raportojnë se ka vetëm dëme materiale nga ky incident.

Njësitet relevante po punojnë në hetimin e rastit.