75 Mall Live Search
09:02 / E Premte, 26 Qershor 2026 / S Z

Dëmtoi qëllimisht byzylykun elektronik të mbikëqyrjes, arrestohet një burrë në Prishtinë

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka dëmtuar dhe humbur qëllimisht byzylykun elektronik, që i ishte vendosur me urdhër të gjykatës.

Sipas policisë rasti ka ndodhur më 25 qershor 2026, rreth orës 15:00. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka asgjësuar ose dëmtuar pajisjen elektronike të mbikëqyrjes që e mbante në bazë të një vendimi gjyqësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë / 25.06.2026 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që qëllimisht kishte dëmtuar dhe humbur byzylykun elektronik të vendosur me urdhër të Gjykatës.. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/