75 Mall Live Search
10:10 / E Enjte, 16 Janar 2025 / FR

Zveçan/ Kanosi punëtorët e KEDS-it gjersa ishin në detyrë, shoqërohet në polici i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën, gjersa punëtorët e KEDS-it kanë qenë duke montuar disa njehsorë në fshatin Lipë të Zveçanit, janë sulmuar nga një person.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Lipë, Zveçan / 15.01.2025 – 14:20. Dyshohet se punëtorë të KEDS-it derisa kanë qenë duke montuar disa njehsorë janë kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Indeksonline/