75 Mall Live Search
10:36 / E Enjte, 16 Janar 2025 / AR

Zbulohet “arsyeja e vërtetë” se pse Michelle Obama s’do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit

Ish-zonja e parë Michelle Obama nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Donald Trumpit më 20 janar dhe pasi filluan thashethemet për një divorc me Barack, tabloidët amerikanë dolën me, siç shkruajnë, “arsyet e vërteta”.

Sipas burimeve, Michelle është e vendosur t’u qëndrojë besnike bindjeve të saj dhe të mos marrë pjesë në ngjarje që nuk janë në përputhje me vlerat e saj, transmeton Indeksonline.

Prandaj, ajo nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit, sepse kjo do të binte ndesh me bindjet e saj.

Ky vendim bie ndesh me përpjekjet e fundit të bashkëshortit të saj, ish-presidentit Barack Obama, i cili është përpjekur të tregojë unitet në mënyra të ndryshme.

Barack së fundmi është parë në funeralin e ish-presidentit Jimmy Carter duke biseduar përzemërsisht me Trumpin dhe momenti i bisedës së tyre ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Një burim i afërt me Michelle i tha Page Six se ish-zonja e parë nuk ka nevojë të marrë pjesë në inaugurim ose të mbajë një marrëdhënie të dukshme me Trump. “Michelle nuk ka qenë kurrë sipërfaqësore. Ajo gjithmonë ka zgjedhur me kujdes se ku shfaqet dhe pse. Mungesa e saj në inaugurim flet shumë”, tha burimi.

Ish-zonja e parë njihet për shprehjen e hapur dhe vendimi i saj për të mos marrë pjesë në këtë ngjarje ka pyetur shumë – çfarë thotë kjo për bashkëshortin e saj, i cili përpiqet të mbajë një marrëdhënie të mirë dhe të përzemërt me Trump, pavarësisht dallimeve të tyre politike?/Indeksonline/