75 Mall Live Search
11:57 / E Enjte, 16 Janar 2025 / k.v

Prokurori i shtetit është angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë për qytetarët e Kosovës

Zyra e kryeprokurorit të shtetit informon opinionin publik se prokurori i shtetit ka filluar angazhimin në mbrojtjen e votës së lirë për qytetarët e Republikës së Kosovës, për zgjedhjet nacionale që do të mbahen, më 9 shkurt 2025.

Në kuadër të këtij angazhimi dhe pas pranimit të informatave se ka raste të dyshuara në drejtim të veprës penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit”, nga neni 215 i Kodit penal të Republikës së Kosovës, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore.

Prokurori i shtetit do të ndalojnë çdo qytetarë që në çfarëdo mënyre do të tentojnë apo ndikojnë në keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë me prokurorin e shtetit, duke i përcjell në prokurori informatat që kanë lidhur me keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit.