KIESA dhe Agjencia e Vjenës për Biznes nënshkruajnë memorandum, ja çfarë parashihet

Në një ceremoni të mbajtur dje në Vjenë, Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe Agjencia e Vjenës për Biznes (VBA), kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për të forcuar bashkëpunimin midis tyre.
Sipas njoftimit të ministrisë, ky memorandum vjen si iniciativë e Rozeta Hajdarit dhe takimeve të saj gjatë vizitës në Vjenë, në shkurt të vitit të kaluar, vizitë kjo e mundësuar nga projekti EnInGeP.
“Memorandumi synon shkëmbimin e ekspertizës, trajnimeve dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen e njohurive profesionale.
Ky bashkëpunim është i rëndësishëm për përmirësimin e mjedisit të biznesit, duke i mundësuar KIESA-s të përfitojë nga ekspertiza ndërkombëtare për zhvillimin e sektorëve strategjikë të ekonomisë”, thuhet në njoftim.