75 Mall Live Search
14:10 / E Enjte, 16 Janar 2025 / MSH

Suspendohen nga puna minatorët e “Trepçës” që ikën nga vendi i punës

Dy punonjës të ndërmarrjes “Trepça” janë larguar përkohësisht nga detyrat e tyre në minierë.

Sipas njoftimit zyrtar, B.SH dhe E.K, më 7 janar, duke i shfrytëzuar daljet alternative, kanë ikur nga vendi i punës.

Kështu, ata kanë kryer shkelje të detyrave të punës, sipas rregullores për përgjegjësi disiplinore dhe materiale, raporton IndeksOnline.

Largimi i tyre është bërë deri në një afat të pacaktuar./IndeksOnline/