75 Mall Live Search
22:04 / E Enjte, 16 Janar 2025 / Gj. Sh

Milot Rashica e Ernest Muçi me trajner të ri, Besiktasi afër marrëveshjes me ish-legjenden e Manchester United

Futbollisti kosovar, Milot Rashica dhe ai shqiptar, Ernest Muci së shpejti priten të bëhet me trajner të ri.

Klubi turk, Besiktash, ku luan Rashica, ka nisur bisedimet me ish-legjenden e Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer.

Negociatat janë në fazën përfundimtare, derisa tekniku norvegjez do të nënshkruaj kontratën për një vit e gjysmë.

Solskjaer është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga Manchester United./IndeksOnline/