75 Mall Live Search
22:33 / E Enjte, 16 Janar 2025 / Z S

Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se i është hapur dera një familjeje të shpërngulur nga Gaza.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.

Rama tha se një fëmijë njëvjeçar kishte nevojë urgjente për trajtim mjekësor.

“Shqipëria i ka hapur derën mbrëmë një familjeje të shpërngulur nga Gaza. Fëmija 1 vjeç kishte nevojë urgjente për trajtim mjekësor dhe është duke u ndjekur me sukses nga stafi i QSUT”, ka shkruar Rama.