75 Mall Live Search
22:43 / E Enjte, 16 Janar 2025 / LB

Limaj: Nëndega e qytetit në Malishevë i tha fuqishëm PO listës për Kosovën fituese 137

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajtur tubim elektoral në nëndegën e NISMA në qytetin e Malishevës.

Limaj e përshkroi këtë tubim si pritje entuziaste e madhështore nga simpatizantët.

“Nëndega e qytetit në Malishevë i tha fuqishëm PO listës për Kosovën fituese 137 Me një pritje entuziaste e madhështore nga përkrahësitë tanë të secilës lagje të nëndegës së qytetit të Malishevës, na dhanë mesazhin a madh se Mazrekët, Hotët dhe të tjerët që jetojnë e veprojnë në qytet, janë bërë bashkë për fitorën tonë të madhe në zgjedhjet e 9 shkurtit”.