Sesko tek Arsenali? Flet agjenti i futbollistit: Kurrë s’kam biseduar me ta, ai nuk është lojtar i huazimeve!

Dje gjatë ditës u raportua se Arsenali ka filluar bisedimet me sulmuesin më në formë në Europë, Benjamin Sesko.
Megjithatë gjatë një interviste për “Give Me”, agjenti i futbollistit, Basanoviq tha se kurrë s’ka biseduar me “topçinjtë”, shkruan Indeksonline
“Nuk e di nga vjen kjo histori, por unë s’kam biseduar kurrë me Arsenalin.
“Sesko nuk është lojtar i huazimeve dhe kjo s’ka qenë kurrë temë qoftë me Arsenalin apo me ndonjë skuadër tjetër.
“Sesko ka interesime të shumta nga klubet kryesore. Nëse më pyesni nëse Sesko do të largohet në janar, atëherë pyeteni RB Leipzigun, ai është lojtar i këtij klubi”, u shpreh agjenti i futbollistit.
Arsenali është duke kërkuar një zëvendësues të Gabriel Jesusit, i cili lëndoi ACL-në në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit ditë më parë.
Sesko gjatë këtij sezoni me RB Leipzig ka zhvilluar 17 ndeshje, ka shënuar tetë gola dhe ka bërë dy asiste./Indeksonline/