75 Mall Live Search
10:18 / E Premte, 17 Janar 2025 / k.v

Theret me thikë një person në Gjilan

Pas një mosmarrëveshjeje që ka ndodhur dje rreth orës 12:00 në Gjilan, tre të dyshuar të mitur janë përleshur mes vete.

Gjatë përleshjes, njëri prej të dyshuarve ka therur me thikë një tjetër të mitur, i cili ka pësuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Autoritetet po hetojnë më tej rrethanat e ngjarjes, ndërsa siguria në shkolla dhe në hapësirat publike mbetet një shqetësim për komunitetin.