“Ole, ole” te Besiktasi, Rashica dhe Muçi zyrtarisht bëhen me trajner të ri

Skuadra e Besiktasit është bërë me trajner të ri dhe stolin përsipër e ka marrë legjenda, Ole Gunnar Solskjaeri.
Përmes rrjeteve sociale, klubi turk e ka zyrtarizuar trajnerin e ri, shkruan Indeksonline
51-vjeçari ishte i papunë që nga viti 2021, kur u shkarkua nga pozita e trajnerit te Manchester Unitedi.
Solskjaeri më parë ka qenë trajner i dy skuadrave tjera, si: Molde dh Cardiff.
Kujtojmë që Ole Gunnar në skuadrën turke ka edhe dyshen shqiptare, si: Rashica dhe Muçi./Indeksonline/
Ole, Ole, Ole. 🦅#KuzeyinKartalı pic.twitter.com/3yPiY2yZbg
— Beşiktaş JK (@Besiktas) January 17, 2025