75 Mall Live Search
13:28 / E Premte, 17 Janar 2025 / G T

Zyrtare: Belgjika befason, shkarkon trajnerin Tedescos

Kombëtarja e Belgjikës ka shkarkuar trajnerin, Domenico Tedesco.

Në rrjetet sociale, faqja zyrtare e “Red Devills” ka bërë të ditur largimin e trajnerit, shkruan Indeksonline

“Kombëtarja e mbyll kapitullin e saj me Demonico Tedesco. Faleminderit Domenico për angazhimin dhe pasionin tuaj gjatë dy vjetëve të fundit. Ju urojmë gjithë të mirat”, shkruhet në njoftimin zyrtar

39-vjeçari kishte kontartë deri në vitin 2026, por u shkarkua në pragë të muajit mars, ku fillon edhe parakualifikimi në Kupën e Botës 2026.

Tedesco më parë ka qenë trajner i klubeve të njohura, si: Leipzigu, Sparta Moska dhe Schalke.

Kujtojmë se gjatë muajit mars, Belgjika do të luajë me Ukrainën në play-offin e Nations League, kurse në parakualifikime luan ndaj Maqedonisë, Uellsit, Kazakistanit dhe Liechtensteinit./Indeksonline/