Një i mitur sulmohet seksualisht nga një burrë në Deçan, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të premtën, është arrestuar një person pasi dyshohet që e ka sulmuar seksualisht një të mitur në Deçan.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Deçan 17.01.2025 – 21:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar seksualisht viktimën mashkull kosovar (i mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Indeksonline/