Gurrakoci i jep “hakun” bijës së saj, e pret fuqishëm Serbeze Kabashin

Lidhja Demokratike e Kosovës qëndroi sot në Gurrakoc të Istogut, në një tubim madhor me banorët e këtij fshati.
Kandidatët për deputet të kësaj partie, në krye me Lumir Abdixhikun, shpalosën programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme, shkruan IneksOnline.
Patjetër që e ngrohtë ishte pritja edhe për Serbeze Kabashi-Muçajn, e cila është pikërisht me prejardhje nga Gurrakoci.
“Ju jeni forca dhe frymëzimi i këtij vendi – me punën, unitetin dhe dashurinë tuaj për këtë tokë të bekuar. Krenaria ime për këtë komunitet është e pafund, dhe jam thellësisht mirënjohëse për mbështetjen tuaj të pakushtëzuar”, u shpreh ajo, duke i falënderuar të pranishmit e shumtë në numër.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Serbeze Kabashi-Muçaj bart numrin 78 në listën e LDK-së.
Ky është postimi i plotë i saj:
Të dashur qytetarë të Gurrakocit,
Me zemër të mbushur mirënjohje, ju falënderoj për pritjen madhështore që na dhuruat sot. Ky moment është dëshmi e shpirtit tuaj të ngrohtë dhe mikpritës, vlerave që e bëjnë Gurrakocin kaq të veçantë.
Ju jeni forca dhe frymëzimi i këtij vendi – me punën, unitetin dhe dashurinë tuaj për këtë tokë të bekuar. Krenaria ime për këtë komunitet është e pafund, dhe jam thellësisht mirënjohëse për mbështetjen tuaj të pakushtëzuar.
Një falënderim i veçantë shkon për Ilir Feratin dhe Lumir Abdixhikun për kontributin dhe përkushtimin e tyre të pashoq në mbështetjen e këtij komuniteti të mrekullueshëm.
Me shumë respekt,
Prof. Dr. Serbeze Kabashi-Muçaj