75 Mall Live Search
11:03 / E Diele, 19 Janar 2025 / L A

Juventusi afër të nënshkruajë me Tomorin

Juventusi dëshiron të përforcohet në repartin e mbrojtjes.

Pas vendimit të Araujos për të qëndruar te Barcelona, “Zonja e Vjetër” është afër të arrijë marrëveshjen me Milanin për të nënshkruar me mbrojtësin anglez, Fikayo Tomori.

Marrëveshja pritet të jetë në formë huazimi me të drejtë blerje, me shifrat që sillen rreth 25-30 milionë euro.

Tomori, këtë sezon ka bërë 20 paraqitje në të gjitha garat për “Rossonerët”./IndeksOnline/