Finale para finaes, Alcaraz dhe Djokovic përballen në çerekfinalen e Australian Open

Një finale para finales do të zhvillohet në Grand Slamin e tenisit, Australian Open.
Dy nga tenistët më të mirë në botë, Carlos Alcaraz dhe Novak Djokovic do të përballen mes vete në çerekfinale, shkruan IndeksOnline.
Spanjolli kaloi në raundin tjetër, pasi kundërshtari i tij Jack Draper e dorëzoi ndeshjen para se të niste seti i tretë.
Tensisti anglez ishte duke humbur 2-0 në sete, ku pësoi një lëndim dhe u tërheq nga gara.
Në anën tjetër, Djokovic preku çerekfinalen, pasi mposhti tenistin çek, Jiri Lehecka, me rezultat 3-0 në sete./IndeksOnline/