Krasniqi: Kuvendit i duhen deputetë të zotë, e jo sharlatan!
Albert Krasniqi, analisti i Institutit Demokratik të Kosovës, njëherit njohës i zhvillimeve në Kuvend ka përsëri disa fjalë për deputetët.
Ai në një postim të radhës në Facebook ka shkruar se Kuvendit i duhet deputetë të zotë e jo sharlatanë.
Ja postimi i Krasniqit:
Pas shumë kohësh që përcjell seancat e Kuvendit, sot pata rastin të dëgjojë argumentim përmbajtjesor të dy deputetëve se pse duhet niveluar pagat e Trustit me ato të BQK-së.
Kështu të bindin për vendimet që i marrin, të kursejnë prej kontaminimit nga debatet e kota dhe populiste, e më e rëndësishmja i kursejnë edhe disa mjete të buxhetit të Trustit.
Kuvendi i Kosovës duhet të ketë më shumë deputetë që janë të zotët në profesione të caktuara, e më pak sharlatan që vijnë në Kuvend në saje të argëtimit të publikut. /Indeksonline/