Shala tregon arsyen pse Drilon Hazrollaj nuk u grumbullua te Kosova

Drilon Hazrollaj, futbollisti i Malishevës “refuzoi” t’i bashkohej Kosovës në grumbullimin katër ditor që kishte Franco Foda gjatë këtij muaji me lojtarët premtues.
Hazrollaj ishte i ftuar, por më pas nuk u paraqit në këtë grumbullim, shkruan Indeksonline
Menaxheri i FFK-së, Bajram Shala gjatë një interviste për ATV-n tha se Hazrollaj nuk erdhi te Kosova për shkak të disa arsyeve personale.
“Vendimi i Hazrollaj per te mos marrë pjesë në kamp nuk ka qene kerkese, por vendim i tij. Sipas lojtarit kjo nuk ka te beje asgje kundër Kosovës, por për shkak te arsyeve personale, më saktësisht per shkak te nje transferi të mundshem”, tha Shala gjatë intervistës
Për futbollistin Hazrollaj ka shumë skuadra të interesuara, duke përfshi këtu edhe dyshen nga Europa: Malmo dhe Rapid Vienna./Indeksonline/