75 Mall Live Search
17:11 / E Diele, 19 Janar 2025 / FR

Aksident mes dy veturave në Prizren, tre të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në Prizren, saktësisht në tranzit – rruga që lidhet me autostradën.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Bytyqi, tutje bëri të ditur se tre persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident.

“Sot me datë 19.01.2025, rreth orës 15:30 është raportuar një aksident trafiku në rrugën “Transiti i ri” në Prizren, ku ishin të perfshira dy automjete.

Si pasoj e aksidentit janë shkaktuar  dëmeve të mëdha materiale dhe së paku tre dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Policia është duke hetuar aksidentin”, tha Bytyqi./Indeksonline/