75 Mall Live Search
09:30 / E Hënë, 20 Janar 2025 / AR

Chrissy Teigen: “Jeta ishte më e mirë pa rrjete sociale”!

Chrissy Teigen ka bërë deklaratën e fortë.

Aktorja amerikane e tha këtë në një video në Instagram Stories, pak pasi Tik-Tok u bë sërish i disponueshëm në Amerikë, transmeton Indeksonline.

“Një ditë do të ketë një rregull të madh ku qeveria, ose një lloj komiteti etike, do të heqë mediat sociale midis orës 18:00 dhe 6 të mëngjesit,” tha gruaja e këngëtarit John Legend.

“Në këtë mënyrë të gjithë mund të shijojnë të gjitha aplikacionet, por në kohë të caktuar. “Jeta ishte vërtet e mrekullueshme kur nuk kishte media sociale”, u tha Teigen ndjekësve të saj. “Mund ta imagjinoj se është e vështirë, por sigurisht që nuk është e pamundur”./Indeksonline/