75 Mall Live Search
10:17 / E Hënë, 20 Janar 2025 / L A

Del lista e Barcelonës për ndeshjen ndaj Benfikës, mungon Olmo

Barcelona ka publikuar listën për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Benfikës.

Në këtë listë mungon Dani Olmo, i cili ka pësuar së fundi një lëndim, ndërsa risia në këtë listë është Ansu Fati, i cili ftohet nga Flick pas katër ndeshjeve moslojë.

Kujtojmë se ndeshja midis Benfikës dhe Barcelonës, do të zhvillohet nesër në “Estadio Da Luz”, në orën 21:00./IndeksOnline/