Berisha paraqitet në SPAK, dhjetëra qytetarë mblidhen në mbështetje të tij

Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike do të paraqitet në SPAK për të firmosur, pas vendimit të Apelit të GJKKO-së që vendosi “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin.
Qindra qytetarë janë paraqitur pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme në mbështetje të kryedemokratit, shkruan A2 CNN-i.
Ndërkohë me dhjetëra efektivë policie janë mbledhur para Prokurorisë së Posaçme, për të siguruar mbarëvajtjen e protestës së organizuar nga PD-ja.
Masa “detyrim paraqitje” e vendosur ndaj Berishës nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Partisë Demokratike, të cilët e kanë quajtur masën më herët të motivuar politikisht.
Edhe vetë Berisha e ka cilësuar vendimin e SPAK-ut si një sulm politik ndaj tij, të porositur nga kryeministri Edi Rama në prag të fushatës zgjedhore.
Kujtojmë se Berisha qëndroi për gati 1 vit në arrest shtëpie me akuzën për “korrupsion” në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani./Indeksonline/