75 Mall Live Search
11:14 / E Hënë, 20 Janar 2025 / L A

Bledi Shkëmbi rikthehet te Tirana pas 2 muajsh

Tirana ka gjetur zëvëndësuesin e Gugash Maganit, i cili u largua disa ditë më parë.

Në stolin e “Bardhebluve”, është rikthyer përsëri Bledi Shkëmbi i cili ishte shkarkuar po në këtë sezon nga Tirana.

Shkëmbi, kishte qenë trajner edhe në Kosovë, më saktësisht te Liria dhe Ballkani

Këtë e bëri të ditur vetë klubi i Tiranës, në një postim në “Facebook”.

“Klubi beson në vazhdimësinë e projektit të nisur në fillim të sezonit, duke i’a besuar drejtimin e skuadrës Bledi Shkëmbit, i cili është njohësi më i mirë i kontingjentit aktual në ekip.

KF Tirana i uron suksese trajnerit dhe rikthim sa më të shpejtë te rezultatet e shumëpritura nga komuniteti bardheblu”, deklaroi Tirana në “Facebook”.

Tirana, gjendet në pozitën e parafundit në “Abissnet Superiore”, ku ka gjithsej 18 pikë./IndeksOnline/