Arrestohen dy persona, dyshohen se kryen veprën penale “Grabitje’’

Njësiti i hetimeve rajonale nga Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan me datën 19.01.2025 si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të shpejta dhe efikase operative e hetimore ka arritur që të identifikojë, lokalizojë dhe arrestojë dy persona të dyshuar meshkuj kosovar E.D. (viti i lindjes 2002) dhe A.I. (viti i lindjes 2002),
Ata dyshohen se kan[ kryer veprën penale “Grabitje’’
Rasti kishte ndodhur një ditë më parë më 18.01.2024, ku të dyshuarit nën kërcënimin e mjeteve të mprehta (sëpatë dhe thikë), i kanë grabitur viktimës mashkull kosovar një zinxhir qafe nga ari dhe një orë dore.
Të dyshuarit pas arrestimit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Rasti me kallëzim penal procedohet në Prokurorinë Themelore të Gjilanit./Indeksonline/