Personeli shëndetësor i jep përkrahje dokut të PDK-së

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) doktor Fatbardh Rexha, ka marrë përkrahje nga personeli shëndetësor gjatë një takimi, në të cilin është diskutuar për sistemin shëndetësor, i cili në qendër do ta ketë qytetarin.
Personeli mjekësor i ka dhënë përkrahje PDK-së dhe kandidatit për kryeminister Bedri Hamza.
“Së bashku me bashkëshorten time dr.Pranvera Gjyshinca-Rexha takuam dhe morem përkrahje nga përsoneli shëndetësor të mbledhur në mbështetje të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Bedri Hamzës për kryeministër”, ka thënë Rexha.
Rexha në këtë takim ka folur dhe për investimet në shëndetësi, me qëllim të përmirësimit të kushteve në këtë sektor.
Ai ka thënë se për katër vjet do të ketë 1.5 miliardë euro investime në shëndetësi. 100% rritje të buxhetit për blerjen e barnave esenciale. 50% rritje të pagave për mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor. Barna falas për të moshuarit me sëmundje kronike dhe të prekurit me kancer. Funksionalizim të Sigurimeve Shëndetësore dhe digjitalizim të sistemit shëndetësor. Riorganizim të specializimeve në shëndetësi dhe Ligj për specializantët si dhe fuqizim të spitaleve rajonale dhe ndërtim të Sistemit Kombëtar të Emergjencave Mjekësore.