Aventura e tij te Reali po vjen drejt fundit, Ancelotti largohet në fund të sezonit

Trajneri italian, Carlo Ancelotti do të largohet nga Real Madridi.
Kështu raporton “Onda Cero”, e cila thotë se italiani do të përfundojë kapitullin e tij të dytë si trajner i “galaktikëve”.
Ancelotti, pa dyshim ka hyrë në histori si një nga trajnerët më të suksësshëm të Realit, ku në dy periudhat e tij si trajner kishte arritur të fitonte tre tituj të Ligës së Kampionëve, dy tituj të La Ligës, dy Kupa të Mbretit, dy Superkupa të Spanjës, tre të Evropës dhe tre herë kampion bote.
Mbetet të shihet se kush do të zëvëndësojë “Don Carlon” në pozitën e trajnerit./IndeksOnline/