75 Mall Live Search
16:11 / E Hënë, 20 Janar 2025 / LB

Ish-kryetari i Istogut i reagon Abdixhikut për fjalimin që mbajti në këtë komunë

Ish-kryetari i Istogut, Januz Januzaj i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut për mesazhet që ka dhënë gjatë tubimit në Istog.

Januzaj thotë se në vend se kreu i LDK-së të paraqes një program për popullin e kësaj komune, ai përmendi politikanët e vdekur të kësaj anë dhe urën në fshatin Saradran.

Postimi i tij i plotë

Në fushatë zgjedhore, qytetarët presin që prej secilit kandidat ta dëgjojnë ,,Programin qeverisës’’ dhe jo fyerje, shpifje, qesëndi, sarkazma, britma…  Kandidati i LDK – së, Lumir Abdigjiku, në Istog, në vend që për popullin e kësaj komune, ta paraqes një ,,Program’’ të vetin shpresëdhënës e me përgjegjësi, ai i përmendi politikanët e vdekur të kësaj ane dhe u shpreh: ,,Do ta prejmë një shirit tjetër për atë urë ( për urën në fshatin Saradran ). Do ta bëjmë muze, muze e popullizmit ajo urë do të bëhet. Muze se çka sjellë popullizmi. Çfarë sjellë paaftësia’’. Por, pse ky politikan të merret me atë objekt të pa shpirt? Në këtë fushatë, ekzistuaka rreziku të futet edhe nekrofilia!