75 Mall Live Search
09:43 / E Martë, 21 Janar 2025 / L K

Hillary Clinton shpërtheu duke qeshur me një nga premtimet e Trumpit

Ish-kreu i diplomacisë në administratën e Obamës, Hillary Clinton, nuk mundi të përmbahej në një moment nga fjalimi i Donald Trumpit.

Ndërsa shumica në Rotondën e Kapitolit, ku u mbajt inaugurimi i Donald Trumpit, duartrokitën të gjitha premtimet e tij që ai bëri në fjalimin e tij, ish-zonja e parë nuk mundi ta mbante të qeshurat.

Clinton nuk u përmbajt kur Trump njoftoi se do të riemërtonte Gjirin e Meksikës në Gjirin e Amerikës. Reagimi i saj është bërë viral në rrjetet sociale./Indeksonline/