Kreu veprën penale “Fajde” dhe “Kanosje’’, arrestohet nga policia

Sektori i Hetimeve Rajonale në Prizren si rezultat e një punë mirë të organizuar hetime në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren më 20.01.2025, ka arrestuar të dyshuarin A. SH. (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar).
Arrestimi i tij është bërë për shkak të dyshimit të bazuar se ai ka qenë i përfshirë në kryerjen e veprës penale “Fajde” nga neni 331 i KPRK-së dhe “Kanosje” nga neni 181, paragrafi 21 i KPRK.
‘’Gjatë zhvillimit të hetimeve Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, ka pranuar informatën se, i dyshuari A.SH. përmes rrjetit social Facebook kishte shkruar mesazhe me përmbajtje kërcënuese drejtuar viktimës, ku ka kërkuar që të tërhiqet nga deklarata në lidhje me rastin fajde, në favor të dyshuarit D.SH. Për këtë rast është njoftuar prokurori i çështjes dhe në konsultim me të, i dyshuari A.SH. është futur në stop-listë pasi që ai ndodhej në Serbi’’, thuhet në njoftim.
I dyshuari është ndaluar në pikëkalimin kufitar në Merdar është shoqëruar në SHR në Prizren.
Në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajte për 48 orë./Indeksonline/