75 Mall Live Search
13:19 / E Martë, 21 Janar 2025 / S Z

Persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, grabisin një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur  sot në rrugën “Enver Maloku”, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.  Cak ka qenë një institucion mikrofinanciar,  ku grabitësit nën kërcënimin e armës,  kanë marrë një shumë parash.

 Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë për Indeksonline se pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje  dhe po kryen veprimet e nevojshme policore, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

“Sot rreth orës 12:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se dy persona të dyshuar-maskuar nën kërcënim të armës kanë grabitur një shumë parash. Policia po kryen veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar, ka thënë Ahmeti.