75 Mall Live Search
18:09 / E Martë, 21 Janar 2025 / MSH

Zariqi takon në SHBA gjeneralin Emert

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Xhavit Zariqi, është duke qëndruar në Uashington të Shteteve të Bashkuara.

Me të arritur në SHBA, ai filloi një mori takimesh, shkruan IndeksOnline.

Sot, Zariqi u takua me gjeneralin Josen Emert, me të cilin diskutoi rreth temave me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

“Ky ishte një moment i shkëlqyer për të ndarë ide dhe për të identifikuar mundësi të reja bashkëpunimi që mund të sjellin përfitime konkrete për qytetarët”, u shpreh Zariqi.

Kujtojmë, se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Zariqi bartë numrin 26 në listën e AAK-së.

Ky është postimi i plotë i tij:

Gjatë një takimi të rëndësishëm me Gjeneral z. Josen Emert, diskutuam për çështje kyçe që ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit tonë. Ky ishte një moment i shkëlqyer për të ndarë ide dhe për të identifikuar mundësi të reja bashkëpunimi që mund të sjellin përfitime konkrete për qytetarët.

Falënderoj z. Emert për angazhimin dhe përkushtimin e tij në fuqizimin e marrëdhënieve që mbështesin progresin tonë të përbashkët.