Lajçaku i kujton Vuçiqit se progresi me Kosovën i hapë rrugët drejt BE-së

Në Davon po mbahet Forumi Ekonomik Botëror.
Në margjinat e këtij organizimi, sot janë takuar ish-emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçka, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan IndeksOnline.
Mes të tjerash, në takim është diskutuar edhe çështja që i ka takuar së pari këto dy palë në raport diplomatik – Dialogu.
Pas takimit, Lajçaku deklaroi se ia bëri me dije Vuçiqit që Marrëveshja e Ohrit hap rrugën përpara drejt normalizimit.
“Progresi i mëtutjeshëm është në interes të Serbisë, Kosovës dhe të ardhmes së tyre në BE”, u shpreh Lajçak.
In our last meeting in my current role, @predsednikrs @avucic and I spoke about the state of play in the Dialogue. I underlined that the 2023 Ohrid Agreement paved the way forward towards normalisation. Further progress is in the interest of Serbia, Kosovo and their 🇪🇺 future. pic.twitter.com/BoVjpWS7iJ
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 21, 2025