75 Mall Live Search
11:28 / E Mërkurë, 22 Janar 2025 / G T

Cannavaro debuton sot me Dinamon në Champions, formacioni i mundshëm është pa Arbër Hoxhën?

Skuadra e Dinamo Zagrebit sonte luan ndeshjen e rëndësishme ndaj Arsenalit në UEFA Champions League në stadiumin “Emirates”.

Mediat në Kroaci parashkikojnë formacionin e trajnerit italian, Fabio Cannavaro, që për të është ndeshja e parë zyrtare me ekipin kroat, shkruan Indeksonline

Në këtë formacion të mundshëm mungon emri i Arbër Hoxhës, i cili zhvilloi paraqitje tejet të mira në miqësoret e zhvilluara nën urdhërat e trajnerit italian.

Në këtë formacion të mundshëm shihet emri i Arijan Ademit. Lojtari shqiptar pritet të luajë nga minuta e parë.

Kurse vendin e Arbër Hoxhës pritet ta zërë lojtari kroat, Baturina.

Ndeshja mes Arsenalit dhe Dinamo Zagrebit zhvillohet nga ora 21:00 në stadiumin “Emirates” në Londër./Indeksonline/