75 Mall Live Search
15:02 / E Mërkurë, 22 Janar 2025 / G T

Një talent 8-vjeçar që u lëndua ftohet nga Ruben Amorim në stërvitje të ekipit të parë te “Djajtë e Kuq”

Skuadra e Manchester Unitedit është duke u përgatitur për ndeshjen e radhës në UEFA Europa League.

Sot në stërvitje u paraqit një djalosh i moshës 8-vjeçare, shkruan Indeksonline

Ishte një talent që luan te “Djajtë e Kuq”, por që së fundmi pësoi një lëndim.

Për shkak të kësaj arsye, Ruben Amorim dhe stafi i tij e ftuan djaloshin në stërvitjen e ekipit të parë për t’i dhënë mbështetje djaloshit.

Manchester Unitedi nesër luan ndeshjen e rëndësishme në UEFA Europa League ndaj Rangersit në stadiumin “Old Trafford”./Indeksonline/