75 Mall Live Search
21:42 / E Mërkurë, 22 Janar 2025 / Z S

Ahmeti: Gllogovc dhe Konjuh i bashkohen ringritjes madhështore të LDK-së

Kandidati i LDK-së për deputet, Imri Ahmeti ka thënë se Gllogovc dhe Konjuh i bashkohen ringritjes madhështore të LDK-së.

Kjo pas takimit të zhvilluar me banorët e kësaj ane.

”Gllogovc dhe Konjuh i bashkohen ringritjes madhështore të LDK-sëSonte na mirëpriten qytetarët e shumtë të Gllogovcit dhe Konjuhit, me energji të jashtëzakonshme dhe mbështetje të palëkundur, dëshmuan qartë përkushtimin e tyre ndaj ndryshimit të domosdoshëm që i nevojitet Kosovës”, ka shkruar Ahmeti.

Këto zgjedhje janë betejë mes përçarjes shoqërore, që ushqehet nga fjalori ofendues dhe polarizues, dhe një vizioni që ndërtohet mbi respektin, profesionalizmin dhe garën e ideve të mira për një të ardhme më të ndritur, ka shtuar më tutje ai./Indeksonline/