Eksperti gjerman i jep përkrahje në zgjedhje kandidatit të LDK-së

Eksperti gjerman Peter Shulze, i ka dhënë përkrahje në rrugëtimin e tij të ri politik, kandidatit për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Mustafë Bazit
Shulze ka thënë se ka besim të plotë në angazhimin e Abazit si deputet në Kuvendin e Kosovës, në zhvillimin ekonomik dhe prurjen e investitorëve të huaj.
“Ai është njeri i drejtë, dikush që mund t’i besosh dhe mund të mbështetesh. Më vjen shumë mirë ta kem shok. Shpresoj që Mustafës t’i jepet mundësia të zgjidh në mënyrë profesionale dhe me nivel të lartë problemet me të cilat përballeni. Kam besim të plotë në aftësitë e tij dhe i uroj shumë suksese në këtë garë, duke shpresuar që ai të zgjidhet si deputet”, ka thënë Shulze.