Arsenali merr tre pikë të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, mposht lehtësisht Dinamo Zagrebin

Arsenali e ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kampionëve.
Skuadra londineze mposhti në ”Emirates Stadium”, Dinamo Zagrebin, me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.
Declan Rice i dha epërsi të hershme “Topçinjëve”, qysh në minutën e 2-të. Me rezultat 1-0 u mbyll pjesa e parë.
Kai Havertz dyfishoi rezultatin në minutën e 66-të, ndërsa Martin Odegaard vulosi fitoren në 90+1.
Me këtë fitore Arsenali renditet në vendin e tretë në tabelë me 16 pikë, duke siguruar kualifikimin në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër, Dinamo Zagreb ka 8 pikë dhe renditet në vendin e 26-të në tabelë./IndeksOnline/