Interi shënon fitore minimale ndaj Sparta Pragës

Interi i është rikthyer fitoreve në Ligën e Kampionëve.
Pas humbjes nga Bayer Leverkuzen, kampioni i Italisë arriti ta mposht në udhëtim Sparta Pragën, me rezultat minimal, 0-1, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Lautaro Martinez në minutën e 12-të.
Me këtë fitore Inter shkon në kuotën e 16 pikëve dhe renditet në vendin e katërt dhe është af%r kualifikimit diekt në 1/8 e finales.
Në anën tjetër, Sparta Praga ka katër pikë dhe matematikisht eliminohet nga Liga e Kampionëve, pasi ka mbetur vetëm edhe një ndeshje./IndeksOnline/