75 Mall Live Search
13:41 / E Enjte, 23 Janar 2025 / L K

Formati i ri i Champions League-s, dy shorte do të hidhen brenda 3 jave

Liga e re e Kampionëve po ofron emocion të ri me formatin që po aplikohet për herë të parë sivjet. Të premten me 31 janar në Nyon do të hidhet një short i ri në Champions League.

Shorti do të vlejë për skuadrat që nik janë klasifikuar në pjesën e lartë tabelare. Ekipet mund të përballen me një ekip tjetër nga e njëjta federatë kombëtare në play-off-in e eliminimit.

Klubet gjithashtu mund të përballen me rivalët që kanë hasur gjatë fazës së Ligës. Ndeshjet kualifikuese të play-off mbahen për dy javë:

Ndeshjet e para: 11/12 shkurt 2025

Ndeshjet e kthimit: 18/19 shkurt 2025. Në parim, çdo klub do të luajë të martën dhe të mërkurën.

Më 21 shkurt do të hidhet shorti i 16-finaleve, çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve , pra e gjithë tabela e të tre garave./Indeksonline/